Limaj: Gjenerali Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë

09 maj 2019 | 10:30

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci, në 21-vjetorin e rënies.

“Sot bëhen 21 vjet nga rënia heroike e njërit prej luftëtarëve të orëve të para për lirinë e Kosovës, strategut të madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroit të Kombit, Ilir Konushevci”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se gjeneral Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i pashoq e luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

“Po këtë ditë kujtojmë edhe mjekun nga Tropoja, dëshmorin e Kombit, Dr. Hazir Malaj. Lavdi jetës dhe veprës së Ilir Konushevecit dhe Hazir Malajt! Lavdi dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Kosova shënon Ditën e Europës sot, sepse jemi pjesë gjeografike,…