Limaj ‘godet’ pushtetin: Nuk provohet shteti me axhami
30 shtator 2024
| 11:12
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ripërsëritur deklaratën e tij të famshme “nuk provohet shteti o djem”.
Limaj ka thhënë se “ne jemi duke bërë eksperimente me shtetin tonë”.
“Nuk provohet shteti me axhami, duhet me lanë një gjurmë. Ne jemi duke bërë eksperimente me shtetin tonë. Këta djemtë e vajzat i ka zënë në befasi ky besim i madh që ia ka dhënë populli. Këta janë kanë të përgatitur për anti-shtet e jo me e drejtuar shtetin. Kosova nuk është në një situatë ku duhet të provohet shtetësia dhe fati i drejtimit të saj, po fatkeqësisht ne e provuam”, ka thënë Limaj për “Periskopin”.