Limaj: Grenelli ishte i qartë për angazhimet e ShBA-së në drejtim të Kosovës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke komentuar deklaratat e emisarit të presidentit amerikan në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, që dha në televizionin T7, ka thënë se mesazhi i Grenellit ishte i qartë dhe konkret për angazhimet e politikës amerikane në drejtim të Kosovës.
Sipas Limajt, ai po ashtu e bëri të qartë se çka pret administrata amerikane nga institucionet e reja dhe drejtuesit politikë të Kosovës për të ruajtur e thelluar marrëdhëniet strategjike mes nesh.
“Ne duhet të shprehim zotim, përkushtim dhe koordinim në agjendën e përbashkët për t’i dhënë mundësi përmbylljes së dialogut Kosovë – Serbi, si dhe për t’i dhënë një perspektivë ekonomike e politike Kosovës dhe rajonit drejt integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/