Limaj i kërkon Kurtit të tregojë qëndrimin e tij për dokumentet e publikuara si ‘Non Paper’
27 prill 2021
| 18:29
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Albin Kurti po mundohet të fshehë arsyen e udhëtimit për Bruksel përmes heshtjes.
Limaj ka shkruar në rrjetet sociale se takimi në Bruksel po mbahet për rifillim të dialogut me Serbinë.
“Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jotransparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si ‘Non Paper’”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Lideri i Nismës ka kërkuar nga kryeministri Kurti te tregojë qëndrimin e tij për këto dokumente si dhe të tregojë për agjendën e takimeve në Bruksel.