Limaj i mahnitur me lojën e futbollistëve të Kosovës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka mbetur i mahnitur me paraqitjen e futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen kundër Ishujve Faroe.
Limaj, i shoqëruar nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica kanë ndjekur këtë ndeshje nga stadiumi “Fadil Vokrri”, ka përgëzuar tifozët për koreografinë dhe atmosferën e krijuar në këtë ndeshje.
“Kënaqësi e veçantë t’i shohim djemtë tanë në stadiumin, i cili mban emrin me krenari të legjendës së futbollit kosovarë “Fadil Vokrri”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë:
I mahnitur me ndeshjen e lojtarëve të përfaqësues së Kosovës në ndeshjen historike kundër Ishujve Faroe.
Kënaqësi e veçantë t’i shohim djemtë tanë në stadiumin i cili me krenari mban emrin e legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri.
Përgëzime tifozëve tanë për koreografinë dhe atmosferën fantastike të krijuar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Forca Kosovë!
FL