Limaj: I prekur thellë nga ngjarja tragjike në Pozhoran të Vitisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është prekur thellë nga ngjarja tragjike që ndodhi në fshatin Pozhoran të Vitisë, ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje.
Përmes një statusi në Facebook Limaj ka thënë se ngjarje të tilla janë goditje të rënda e trishtuese që na prekin të gjithëve si shoqëri.
Ndërsa i ka shpreh ngushëllime farefisit, të afërmve dhe gjithë atyre që e kanë njohur këtë familje.
Ky është statusi i tij i plotë:
I prekur thellë nga ngjarja tragjike në Pozhoran të Vitisë, ku ndërruan jetë katër persona, anëtarë të një familje.
Ngjarje të tilla janë goditje të rënda e trishtuese që na prekin të gjithëve si shoqëri.
Farefisit, të afërmve dhe gjithë atyre që e kanë njohur këtë familje, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta.