Limaj i sheh këto dy çështje si problematike në vendimin e Gjykatës Kushtetuese

22 dhjetor 2020 | 21:14

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetetuese për voten e deputetit Arifi për qeverinë Hoti.

Limaj ka thënë se nuk ka qenë vendim i pritur, por e respekton si vendim.

Ai ka deklaruar se beson që sikur aktgjykimet tjera edhe ky do të jenë temë e debateve të profesionistëve dhe juristëve.

Megjithatë, lideri i Nismës ka thënë se i sheh dy gjëra si problematike në këtë aktgjykim.

“Efekti prapaveprues. Gjykata Kushtetutese kur vjen puna të votimi i qeverisë thotë se nuk ka qenë vendim i rregullt, ndërsa kur vjen çështja të vendimet e Qeverisë thotë se për ato vendime nuk ka efekte prapaveprues. Është shumë vështirë për ta arsyetuar këtë çështje si jurist. Poashtu për mua Gjykata Kushtetuese ka marr rolin që nuk i takon, ka shpallur dënim. Gjykata Kushtetuese nuk nxjerr dënime. Me vet faktin që ai i cili është i dënuar deri në tre vjet nuk ka drejtë të zgjidhet është dënim, dhe kjo nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese. Janë këto dy momente që i kam parë si të diskutueshme”, ka thënë Limaj në një intervistë për televizionin publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse nuk ishte vendim i pritur nga të gjithë,…