Limaj injoron deklaratat e Vuçiqit, kalon pasditen e së dielës me simpatizantë të Nismës

09 shtator 2018 | 18:23

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj po vazhdon t’i injorojë deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuciq i cili ditë më parë tha se nuk e do Limajn për kryenegociator të Kosovës.

Limaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka njoftuar se pasditen e së dielës e ka kaluar me strukturën drejtuese të degës së Nismës në Ferizaj në malet e Berishës.

Ai iu ka uruar mirëseardhje anëtareve të rinj të cilët i janë bashkuar degës së Nismës në Ferizaj dhe Shtërpcë.

“E përgëzoj kryetarin e kësaj degë, Besnik Berisha për këtë iniciativë dhe punën e madhe që po bën në terën. Dega e jonë në Ferizaj po vazhdon të konsolidohet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Ai thotë se askush dhe asgjë nuk mund të ndalë fuqizimin e Nismës.

Postimi i plotë i Limajt:

Në malet e bukura të Berishës, sot bashkë me strukturën drejtuese të degës së Nismës në Ferizaj kaluam një pasdite të këndshme.
Me këtë rast mirëseardhje u urova edhe anëtarëve tanë të rinj të cilët iu bashkuan degës sonë në Ferizaj dhe Shtërpcë.
E përgëzoj kryetarin e kësaj dege, Besnik Berisha, për këtë iniciativë dhe punën e madhe që po bën në terren.
Dega e jonë në Ferizaj po vazhdon të konsolidohet çdo ditë e më shumë.
Askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë rritjen e Nismës Socialdemokrate!
FL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka qenë protagonist i…