
Limaj: Ish-presidentit Chirac nuk i mungoi përkushtimi për Kosovën
26 shtator 2019
| 17:06
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se me keqardhje të thellë e ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të ish-presidentit francez, Jacques Chirac.
“Ish-Presidentit Shirak asnjëherë nuk i mungoi përkushtimi për vendin tonë, duke qenë përkrah shteteve mike që na dolën në ndihmë gjatë luftës në Kosovë dhe më pas. Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate, i shpreh ngushëllime familjes, miqve, Ambasadës së Francës në Kosovë, bashkëpunëtorëve dhe mbarë kombit francez”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në “Facebook”.