Limaj: Jakup Krasniqi po mbahet padrejtësisht larg familjes dhe atdheut

04 nëntor 2021 | 16:45

Sot (e enjte) janë bërë një vit nga arrestimi i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi nga Gjykata Speciale.

Me këtë rast, lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Jakup Krasniqi është duke u mbajtur padrejtësisht larg familjes dhe atdheut.

“Sot një vit nga privimi i lirisë që iu bë ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Jakup Krasniqi, që vazhdon të mbahet padrejtësisht larg familjes e atdheut. Jakup Krasniqi gjithë jetën e tij ka qenë në shërbim të lirisë. Ai ka qenë dhe mbetet udhërrëfyesi se si duhet e punohet për atdheun. Ne qëndrojmë fort në mbështetje të fuqishme, me besim të palëkundur në pastërti dhe atdhetarizmin e bacës Jakup Krasniqi”, ka thënë Limaj.

Një ditë më vonë, më 5 nëntor të vitit 2020 janë arrestuar edhe tre nga themeluesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët së bashku me Jakup Krasniqin, Sali Mustafën, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i përfaqësueses së Kosovës në karate dhe përfaqësuesit e…