Limaj: Jam i bindur që Veseli e Selimi do të dalin faqebardhë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është i bindur që Veseli e Selimi do të dalin faqebardhë nga kjo sfidë.
Postimi i plotë i Limajt:
Lufta e drejtë dhe e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë projekti më sublim i popullit shqiptar në përpjekjet e tij për liri dhe çlirim.
Drejtuesit e UÇK-së kanë dhënë shembull të bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtarë dhe se gjithmonë i janë përgjigjur drejtësisë̈
Jam i bindur që bashkëluftëtarët e mi, z. Kadri Veseli dhe z. Rexhep Selimi, do të dalin faqebardhë̈ nga ky proces.
I bëj thirrje të gjitha institucioneve që të jemi bashkë në këtë sfidë dhe të kontribuojmë̈ që drejtësia të vihet në vend.