Limaj: Jam krenar për mbështetjen në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe fuqizimin e zërit të UÇK-së

27 janar 2021 | 13:09

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar mbrëmë në Podujevë, ku është takuar me ish-bashkëluftëtarë dhe përkrahës të kësaj partie në këtë komunë.

Limaj ka thënë se është krenar për përkrahjen që është duke marrë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

“Jam krenar që patriotë të shumë, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në Llap dhe me gjerë, tashmë kanë vendosur për t’i dhënë përkrahjen kësaj kauze që po kthehet në lëvizje, që për mision ka ta mbroj vendin dhe ta fuqizojë zërin e UÇK-së në Kuvend dhe kudo nëpër agjendat politike vendore e ndërkombëtare”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:

Mikpritja e ngrohtë nga bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përkrahësit tanë të rinj, në Sveçlë të Podujevës, është dëshmia më e fuqishme që kauza jonë për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave më sublime kombëtare po rritet ndjeshëm kudo nëpër Kosovë.

Jam krenar që patriotë të shumë, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në Llap dhe me gjerë, tashmë kanë vendosur për t’i dhënë përkrahjen kësaj kauze që po kthehet në lëvizje, që për mision ka ta mbroj vendin dhe ta fuqizojë zërin e UÇK-së në Kuvend dhe kudo nëpër agjendat politike vendore e ndërkombëtare.

U jam mirënjohës dhe falënderues degës sonë në Podujevë, kandidatëve për deputetë, strukturave dhe aktivistëve tanë aty, për kontributin ndër vite dhe gatishmërinë për ta ndihmuar Nismën drejt fitores së betejës së radhës më 14 shkurt.

Image may contain: 8 people, people playing musical instruments, people dancing, people sitting, guitar and indoorImage may contain: 1 person, dancing, sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papu Gomez është edhe zyrtarisht lojtar i Sevillës. Lojtari ka…