Limaj: Jemi bërë bashkë për Kosovën fituese, vendi ynë do të rikthehet në rrugën e duhu
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar Ngucatin e Malishevës, ku ka zhvilluar një tubim elektoral entuziast.
Limaj theksoi se Kosova ndodhet në një moment kritik, pas katër viteve të vështira të karakterizuara nga mungesa e investimeve, paqartësia në ide dhe sanksionet ndërkombëtare.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për koalicionin AAK-NISMA, duke garantuar një të ardhme më të sigurt dhe më të zhvilluar për Kosovën.
Postimi i plotë:
Ngucati i Malishevës, për Kosovën fituese 137!
Sot, më shumë se kurrë, Kosova gjendet në një udhëkryq, pas katër vitesh të vështira, pa investime, pa ide të qarta dhe nën sanksione, jeta e qytetarëve është bërë gjithnjë e më e vështirë.
Jemi bërë bashkë për Kosovën fituese, veçVEPRA, pa dallime, me besim e përkushtim, vendi ynë do të rikthehet në rrugën e duhur.
Koalicioni ynë garanton siguri, zhvillim ekonomik, antarësim në NATO, rivitalizim të ndërmarrjeve publike dhe pavarësim energjetik, duke bërë Kosovën tonë shembull për vendet përreth.