Limaj: Ka hapësirë të arrihet konsensusi për dialogun
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh lider i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se drejtimi i dialogut me Serbinë nuk duhet të vrarët nga emrat e caktuar.
Limaj ka thënë se qëndrimi i Nismës nga dita e parë është që të provojnë që në tema nacionale të ndërtojnë konsensus dhe besueshmëri.
“Çështja e dialogut është tepër e rëndësishme dhe tepër e veçantë. Involvimi, diskutimi dhe marrja e mandateve janë vendimtare, e të cilat determinojnë suksesin e një procesi kredibil. Ka hapësirë që të ndërtohet ky konsensus, që do të garantonte një implementim të suksesshëm të çfarëdo marrëveshje”, ka thënë Limaj për “Telegrafin”.
Sipas tij, çështjet nacionale nuk janë të një grupi politik dhe të asnjë qeverie.
“E kaluara na ka treguar se dialogimi individual, i papërgatitur na ka shkaktuar ngërçe. Temat nacionale nuk janë të një grupi politik dhe të asnjë qeverie, por më gjerë se kaq”, është shprehur Limaj.