Limaj: Ka kaluar koha kur një person dialogon në emër të Kosovës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se dialogu final me Serbinë është temë, e cila do ta përcjellë Kosovën në muajt në vazhdim.
Ai ka thënë se kësaj teme duhet qasur seriozisht.
Limaj në një fjalim të gjatë të mbajtur në Kuvendin e Kosovës ka ftuar deputetët të bëjnë një prerje të dialogut të deritashëm dhe atij që do të filloj tani.
Numri dy i qeverisë së Kosovës ka thënë se dialogu i deritashëm nuk na prodhuar rezultate dhe se faza finale nuk ka nisur ende.
Sipas Limajt, spektri politikë në Kosovë ka kohë që të arrij një konsensus sa më të gjerë.
“Ftesa ime është kemi kohën e mjaftueshme të ulemi si grupe politike për të bërë platformën të ulemi e të harmonizojmë një qëndrim të përbashkët dhe të gjejmë një formule, e cila përfshin dhe inkorporon një konsensus sa më të gjerë të forcave politike dhe të jemi sa më të përgatitur për këtë pjesë finale. Dialogu i deritanishëm nuk ka sjellë rezultate, sepse ka qenë jotransparent. Koha është që të ulemi seriozisht e të përgatitemi për atë që po na vjen”, ka thënë Limaj në seancën plenare ku po diskutohet për dialogun.
Më tutje, Limaj ka thënë se ka kaluar koha kur një njeri dialogon në emër të Kosovës.
“Një marrëveshje e mirë është e dobishme për vendin, një marrëveshje e keqe do të na përcjellë gjithë jetën. Qëndrimi si vëzhgues nuk i takon Kuvendit të Kosovës. Ne mund të qëndrojmë vëzhgues e të themi ishalla po gabojnë, por ai gabim i kushton vendit. E kemi një moment të rëndësishëm kohor që ngadalë ta gjejmë formulën e përfaqësimit dhe formulën e platformës e parimeve dhe të jemi të gatshëm të përmbyllim këtë proces”, ka shtuar Limaj.
Limaj ka ftuar partitë politike që të bëhen bashkë në ketë teme.
Në të njëjtën kohë ai ka kërkuar që deputetët të mos bien pre e propagandave.
Këtij Kuvendi nuk i takon me i përfole thashethemet që fliten jashtë. Le të na shërben ky inicim i dialogut që forcat politike të jenë të përfaqësuara në Kuvend dhe të gjejmë formulën e përfaqësimit ky është apeli im”, ka përfunduar Limaj.
/Epoka e re/