Limaj: Kaçaniku i mobilizuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, në mbështetje të listës sonë për një Kosovë fituese

23 dhjetor 2024 | 19:48

Kreu i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se strukturat udhëheqëse të kësaj partie në Kaçanik janë të gatshme dhe të mobilizuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim në “Facebook”, Limaj ka theksuar shqetësimet e kaçanikasve për situatën e ndërlikuar në të cilën ndodhet vendi. Ai ka përmendur sfidat e shumta dhe vështirësitë e përditshme me të cilat po përballen qytetarët për shkak të krizës që ka përfshirë Kosovën.

“NISMA Socialdemokrate në Kaçanik është mobilizuar dhe është e gatshme të fuqizojë mbështetjen për listën tonë, për një Kosovë fituese, veç VEPRA”, përfundon shkrimi i Limajt.

Postimi i poltë:

Strukturat udhëheqëse në Kaçanik janë të gatshme për zgjedhjet e 9 shkurtit!
Kaçanikasit janë të shqetësuar për udhëkryqin në të cilin ndodhet vendi, duke u ballafaquar me sfida të ndryshme dhe duke përjetuar çdo ditë vështirësi nga kriza që ka kapluar vendin.
NISMA Socialdemokrate në Kaçanik është mobilizuar dhe është e gatshme të fuqizojë mbështetjen për listën tonë, për një Kosovë fituese, veç VEPRA.

#VeçVEPRA
#NISMASocialdemokrate

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR zhvilluan një…