Limaj: Kam besim në luftën e drejtë të UÇK-së dhe të Rexhep Selimit
11 nëntor 2019
| 20:21
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur të padrejtë ftesën nga Gjykata Speciale për mikun e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Ai ka thënë se ka besim në luftën e drejtë të UÇK- së dhe Rexhep Selimit.
“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin dhe mikun tim, Rexhep Selimi, është e padrejtë dhe nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së. Unë kam besim në luftën e drejtë të UÇK-së dhe Rexhep Selimit. Jam i bindur se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe UÇK e pjesëtarët e saj do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/