Limaj: Kauza jonë ‘Me çlirimtarët’, jetike për të ardhmen e vendit
28 janar 2021
| 14:22
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 14 shkurtit edhe nga qytetarët e Ferizajt.
Limaj ka falënderuar banorët e Komogllavës në Ferizaj për mbështetjen që po i japin Nismës në këto zgjedhje.
“Faleminderit bashkëluftëtarëve dhe banorëve të Komogllavës në Ferizaj, për mbështetjen e madhe dhe të sinqertë që mbrëmë i dhanë Nismës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Përkrahja e madhe që po marrim në Ferizaj është dëshmi e qartë se kauza jonë ‘Me Çlirimtarët’ është e drejt dhe jetike për të ardhmen e vendit.#MeÇlirimtarët”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.