Limaj: Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin!
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj kërkon që kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje.
Siç thotë Limaj, Kurti ka humbur legjitimitetin dhe e ka shkelur Kushtetutën e vendit.
Shkrimi i plotë i Limajt:
Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin!
Saktësisht katër ditë pa mbushur dy vite prej kur mori drejtimin e qeverisë, Albin Kurti do të mbahet mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës.
Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë proces.
Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda.
Kryeministri ka shkelë Kushtetutën e vendit dhe duhet të dorëhiqet menjëherë.