Limaj kërkon nga Qeveria t’u dalë në ndihmë komunave të prekura nga koronavirusi

15 mars 2020 | 20:37

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka dëshiruar shërim të shpejtë të infektuarve me koronavirus.

Por, ka thënë se po përcjellë me shqetësim deklaratat e kryetarëve të komunave të prekuara nga ky virus.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti t’i thërras në telefon kryetarët e këtyre komunave.

Postimi i plotë i Limajt në FB:

Të infektuarve me virus nga komuna e Vitisë, Malishevës, Klinës dhe Podujevës iu dëshiroj shërim të shpejtë.

Në anën tjetër, po i përcjellë me shqetësim deklaratat e kryetarëve të komunave të prekura nga korona virusi, siç janë Vitia, Klina, Malisheva, e Podujeva se askush nga niveli qendror nuk po i del në ndihmë për ta kapërcyer këtë situatë.

Kryeministër, thirri në telefon kryetarët e komunave ku janë paraqitur rastet se nuk infektohesh nga komunikimi.

A je duke i dëgjuar deklaratat e tyre publike se askush nga qeveria nuk ju ka ofruar asnjë ndihmë deri tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stacioni Policor, departamenti i Hetimeve në Ferizaj së bashku me…