Limaj kërkon rezultate konkrete nga tryezat politike
08 maj 2018
| 14:31
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se tryezat politike duhet të dalin me rezultate konkrete.
Sipas tij, ka vullnet nga të gjitha subjektet politike që të gjendet një konsensus nacional për tema të mëdha.
Në këto takime Limaj ka thënë se duhet të listohen se cilat janë temat me interes nacional dhe me pas në takimet e ardhshme të diskutohet në detaje vetëm për një temë.
Sa i përket platformës se dialogut, ai ka thënë se për këtë platformë dhe për udhëheqësin e bisedimeve me Serbinë duhet të vendos Kuvendi.
Sipas tij, Nisma Socialdemokrate do e përkrah çfarëdo vendimi që do të merret nga Kuvendi i Kosovës.
/Epoka e re/