Limaj: Këta katër heronjë dhe gjithë dëshmorët e UÇK-së, janë themeli i lirisë së Kosovës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot në ditën e rivarrimit të Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Bahri Fazliut dhe Agron Rahmanit, ka thënë se këta katër heronjë dhe gjithë dëshmorët e UÇK-së, janë themeli i lirisë së Kosovës.
Limaj, ditën e rivarrimit të tyre e ka cilësuar si një ditë të veçantë, ku kujtojmë se sa më vlerë është liria që po e jetojmë sot e do ta gëzojnë gjeneratat e ardhshme nesër.
Ky është statusi i plotë i Limaj i postuar në faqen zyrtare të kësaj partie:
“Në prag të festave të Nëntorit, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Prishtinë, sot janë rivarrosur katër heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.
Heronjtë si, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu e Agron Rrahmani dhe gjithë dëshmorët tjerë të UÇK-së janë themeli i lirisë së Kosovës.
Në këtë ditë veçantë, të rivarrimit të tyre, kujtojmë edhe njëherë, se sa e shtrenjtë dhe me vlerë është liria të cilën po e jetojmë sot, e do ta gëzojnë brezat e ardhshëm nesër.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!” FL