Limaj: Këtë javë platforma për dialog në Kuvend, mundësi e mirë për unifikim
05 mars 2019
| 21:11
Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka bërë e dije se platforma për dialog këtë javë do të jetë në Kuvendin e Kosovës.
Limaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se kjo është mundësi e mirë për unifikim.
“Pres që Kuvendi ta votoj platformën dhe kështu Kosova të ketë një qëndrim zyrtar për dialogun me Serbinë”, ka shkruar Limaj.