Limaj: Kjo është e vërteta mbi kandidaturën time për president

17 dhjetor 2020 | 21:18

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se asnjëherë nuk e ka shpallur kandidaturën për president të vendit. Limaj thotë se për të nxjerrë vendin nga kriza duhet një zgjidhje kreative.

“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje kreative, të bëjmë diçka tjetër. Lehtë është të themi hajde të shkojmë në zgjedhje. Nuk është kaq e lehtë. Po të shkojë afati kushtetues nuk ka kush i shpallë zgjedhjet. Habitem se si forcat politike e dinë këtë situatë dhe nuk ulen e të tregohen të përgjegjshëm”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

“Nisma është e përgjegjshme. E kemi ditur në fillim se nuk do t’i kemi votat për president si koalicion. Duhet një konsensus i gjerë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një formacion që ka më se shumti futbollistë të Bayern…