
Limaj: Kjo qeverisje ka dështuar të krijojë reforma në shëndetësi e arsim
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar bashkëbisedimin me qytetarët me temën “Kosova në udhëkryq”.
Ai ka thënë se bota po përballet me një krizë gjeo-politike dhe sjellja e Qeverisë së Kosovës po cenon sigurinë tonë kombëtare.
“Ata që mohuan shtetin për 20 vite, sot duke qenë në drejtim të të gjitha mekanizmave shtetëror po ngrisin në nivele të papara problemet sociale. Kjo qeverisje përveç mungesës së projekteve, ka dështuar të krijojë reformat në shëndetësi, arsim, pensione dhe çdo fushë tjetër edhe pse ka të gjitha parakushtet numerike në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Limaj nga stadiumi i Malishevës “Liman Gegaj”.
Limaj ka ftuar qytetarët e Malishevës të vazhdojnë të japin kontribut në frymën e çlirimit dhe ndërtimit të shtetit.