Limaj: Koalicioni është stabil, Kosova ka president

24 gusht 2020 | 17:32

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka treguar për temat që janë diskutuar në takim me kryeministrin dhe partnerët e koalicionit qeverisës.

Pas përfundimit të takimit, ai ka thënë se kanë diskutuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. “Biseduam temat aktuale në vend. U informuam nga kryeministri për gjendjen me Covid, paketën e rimëkëmbjen ekonomike, një nga temat kryesore ishte dialogu që Kosova i ka disa ftesa në tavolinë. Këto kanë qenë temat”, ka thënë Limaj.

Ai ka deklarua se partnerët janë dakorduar së Kosova në dialog me Serbinë shkon vetëm për njohje reciproke. “Ka qenë dakordim i përbashkët që Kosova të marrë pjesë në dialog dhe rikonfirmimi që heqja e taksës dhe reciprociteti janë bërë për njohje, ne shkojmë në dialog për njohje. Shqetësimi se mund të rrëshqet në dialog teknik është. Kushdo që shkon atje shkon për njohje, koha është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, është shprehu ai.

I pyetur se a është kandidat për president, thotë se Kosova e ka një president dhe kjo nuk është temë e diskutimit. “Kosova e ka presidentin, ky është qëndrimi zyrtar i Nismës dhe nuk është temë e diskutimit, tash me u diskutuar kjo temë është e turpshme”, është shprehur ai.

Sipas tij, koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm . “Koalicioni është ky që është i qëndrueshëm për aq sa ka partneritet korrekt, në momentin kur nuk ka korrektësi nuk duhet të kalohet në koalicione të improvizuara”, ka deklaruar Limaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Podujevës i ka reaguar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë…