Limaj: Koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë befasia spektakolare e 6 tetorit

25 shtator 2019 | 19:11

Koalicioni Nisma-AKR-PD nga salla “1 Tetori” në Prishtinë ka nisur betejën elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë para një numri të madh të simpatizantëve të koalicionit Nisma-AKR-PD, ka thënë se ky koalicion do të jetë befasia spektakolare e 6 tetorit.

Duke iu referuar deklaratave të disa liderëve politikë se sa e duan Kosovën, Limaj ka thënë se kur ka qenë koha e kanë sakrifikuar familjen për atdheun.

Ndërsa presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, nëpërmjet një video-mesazhi nga Amerika, ka thënë se do të luajë rolin vendimtar në qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Ai ka thënë se miqësia me Amerikën do t’i ndihmojë Kosovës që ta ketë vendin e merituar në arenën ndërkombëtare.

Pacolli ka thënë se integriteti dhe sovraniteti i Kosovës ruhet vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Pacolli nga Nju Jorku është zotuar se koalicioni Nisma-AKR-PD do ta zhvillojë Kosovën dhe do të hap vende të reja pune.

Në anën tjetër, kryetari i Partisë së Drejtësisë (PD), Ferid Agani, ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD është zgjedhja më e sigurt për të udhëhequr me Kosovën.

Limaj, Pacolli e Agani kanë ftuar qytetarët që ta votojnë numrin 122.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka njoftuar se…