Limaj: Koalicioni ynë do të sigurojë ekonomi stabile, arsim cilësor dhe më shumë siguri

24 janar 2025 | 20:18

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj bashkë me partnerët e koalicionit ka mbajtur tubim në komunën e Vushtrrisë.

Limaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke kritikuar Qeverinë Kurti për premtimet që nuk i realizoi, tha se me koalicionin e tyre “do të kemi siguri më shumë, një ekonomi stabile dhe një arsim cilësor, i cili është bazë për zhvillim afatgjatë”.

“Kosova ka nevojë për veprime të qarta, për liderë që angazhohen për punë të vështira dhe për projekte që do të ndihmojnë çdo qytetar të Kosovës, vetëm kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkroi mes tjerash Limaj.

Postimi i plotë:

Vushtrria në mbështetje të Kosovës fituese, veçVEPRA!

Dashuria për vendin nuk matet me fjalë të thëna në ajër, por me vepra konkrete. Nuk mjaftojnë zhurma dhe britmat, por duhen projekte të mëdha, që e ndërtojnë të ardhmen.
Ata që premtuan ulje të çmimit të shportës familjare dhe reduktimin e çmimit të energjisë elektrike, nuk kanë arritur asnjë rezultat konkret. Ata nuk kanë sjellë ndryshim të vërtetë. Ndërkohë, me koalicionin për një Kosovë fituese, do të kemi siguri më shumë, një ekonomi stabile dhe një arsim cilësor, i cili është bazë për zhvillim afatgjatë.

Kosova ka nevojë për veprime të qarta, për liderë që angazhohen për punë të vështira dhe për projekte që do të ndihmojnë çdo qytetar të Kosovës, vetëm kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Vushtrria, qyteti i traditës, patriotizmit, besimit, dhe familjes. Qyteti i…