Limaj komenton krijimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë

05 shtator 2018 | 21:32

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për ekipin e krijuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për dialogun me Serbinë.

Limaj ka thënë në emisionin “Pressing”, se ekipi është krijuar për të mos e lënë dialogun vetëm në duar të presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

“Dialogu ishte vetëm i presidentit, kemi përfshirë edhe qeverinë”, ka thënë Limaj.

Ai ka mohuar se ekipi negociator, i krijuar nga Haradinaj, dhe të cilit do t’i prijë vetë Limaj, do të jetë “nën ombrellën e Thaçit”. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita  lidhur me angazhimet…