Limaj: Kosova është e bekuar për miqësinë me ShBA-në
04 korrik 2018
| 12:11
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njehësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), me rastin e 4 Korrikut, Ditën e Pavarësisë.
Limaj ka thënë se bashkë me ShBA-të feston e gjithë bota liridashëse dhe të gjitha shtetet që përfaqësojnë vlerat e këtij shteti.
Ai ka theksuar se qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës ShBA-së për kontributin e vazhdueshëm të dhënë për vendin tonë.
“Kosova është e bekuar që ka miqësi me ShBA-të dhe miqësia me ta do të jetë e përjetshme”, ka thënë Limaj.