Limaj: Kosova është e bekuar që ka miq të tillë si Britania e Madhe
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vendin tonë.
Me këtë rast, Limaj e ka falënderuar ambasadorin britanik për angazhimin e tij të deritanishëm në thëllimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve.
“Si gjithnjë kënaqësi ta takoja ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale në vend. Ambasadorin O’Connell e falënderova për angazhimin e tij të deritanishëm në thëllimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Po ashtu me rastin e 20-vjetorit të lirisë së Kosovës, ambasadorit i shpreha edhe njëherë mirënjohje për ndihmën e pakursyer që populli britanik dhe Qeveria Britanike ka dhënë për lirinë e Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë siç është Britania e Madhe”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/