Limaj: Kosova është me fat që ka miq siç është Britania
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë.
Limaj ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 6 tetor.
Ai ka thënë se në këtë takim ka potencuar bashkëpunimin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që vendi ynë ka me Mbretërinë e Bashkuar.
Postimi i plotë i Limajt:
Pata kënaqësinë ta prisja në takim njoftues, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilit i urova mirëseardhje në Kosovë.
Me ambasadorin britanik biseduam për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 6 tetor në Kosovë.
Kosova është me fat që ka miq të tillë siç është Mbretëria e Bashkuar e cila ka ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë.
Në këtë takim me ambasadorin potencova bashkëpunimin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që vendi ynë ka me Mbretërinë e Bashkuar.
Jam i bindur që ky bashkëpunim dhe ndihma e ambasadorit, Nicholas Abbott, në proceset që do të kalojë Kosova do të vazhdoj si deri me tani.
/Epoka e re/