Limaj: Kosova është pandashme, në Bruksel shkojmë për njohje

21 mars 2019 | 11:38

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator të Kosovës, Fatmir Limaj, ka rideklaruar se në Bruksel shkojnë vetëm për njohje nga Serbia.

Limaj në debatin publik me temën: “Platforma e Kosovës për dialog – realiteti apo fundi i dialogut?” ka theksuar se përderisa Kosova ka një qëndrim të qartë se me çfarë kushte shkon në dialog, nga Serbia nuk ka një qëndrim zyrtar se më çfarë kushte e njohin Kosovën.

Limaj ka thënë se platforma e dialogut është derivat i dokumenteve me të cilat funksion Kosova siç është Kushtetua e Kosovës, Pakoja e Ahtisarit dhe Vendimin i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Nuk e di pse gjithë ajo zhurmë në Beograd. Ata e dinë që Kosova e ka një Kushtetutë dhe është shtet i pavarur. Kosova ka një propozim zyrtar. Ne nuk kem qëndrim zyrtar se me çka Serbia është e gatshme ta njohë Kosovën”.

“Ne shkojmë në Bruksel për njohje. Kosova është e pandashme dhe është i pacenueshëm territori i saj. Pa njohje nuk ka kuptim, nuk shkojmë atje të bisedojmë për kanalizim”, ka thënë Limaj.

Më tutje, Limaj  ka thënë se kasta aktuale politike në Serbi është duke e mashtruar popullin serb.

Ai ka thënë se diskursi publik në Serbi është me keq se në kohën e Millosheviqit.

“Më se keqi janë bashkëqytetarët tanë serb këtu. Janë në një lloj sandviçi. Kosova është një realitet. Serbia e ka humbur Kosovën.  Koha është këtu bashkë të fillojmë të ndërtojmë këtë vend. Është koha që  Serbia të kenë më shumë ndjesi për bashkëqytetarët serb dhe t’i lënë të lirë për të vendosur për jetën e tyre. Unë jam shqiptarë, dhe e mbështes reprezentacionin e Kosovës që luan sonte. Normalisht, Shqipëria është e dyta. Për Nenad Rashiqin sigurisht është e njëjta. Por, kjo nuk na pengon që pas këtyre të kemi tifozëri të përbashkët për një ekip të tretë”, ka deklaruar Limaj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…