Limaj: Kosova ka humbur një nga gazetarët më të mirë të ekonomisë

08 tetor 2018 | 16:55

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Rexhepi, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Ibrahim Rexhepi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Limaj ka shkruar se Kosova ka humbur një nga gazetarët më të mirë në fushën e ekonomisë. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e gazetarit shumëvjeçar, mikut tim, Ibrahim Rexhepit. Kosova ka humbur një nga gazetarët më të mirë në fushën e ekonomisë. Ibrahim Rexhepin do ta kujtojmë përherë si njeri të urtë, të devotshëm e profesionist. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve. U prehsh në paqe Ibro!”, ka shkruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një konference për media…