Limaj: Le ta harrojë dikush se mund ta prish Kosovën me Amerikën

11 mars 2020 | 16:36

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është detyrë e Qeverisë së Kosovës që t’i mbrojë dhe kultivojë raportet me miqtë ndërkombëtare.

Limaj ka thënë se partnerët e koalicionit qeverisës flasin me zëra të ndryshëm sa i përket raporteve dhe partneritetit me faktorin ndërkombëtarë.

Limaj ka thënë se le ta harrojë dikush që mund ta prish Kosovën me Amerikën.

“Qeverisja e vendit është kthyer në gjendje kaotike”, ka thënë Limaj në seancën e jashtëzakonshme për raportet Kosovë-ShBA.

Ai ka theksuar ka thënë se Kosova ka kuptim vetëm me Amerikën. Në këtë kontekst, ai ka thënë se paralajmërimet e largimit të trupave amerikane për larim nga Kosova të krahasohen me Afganistanin dhe Sirinë janë të pa kuptimta.

Më tutje, Limaj është shprehur edhe kundër ideve për hapjen e korridorit për Serbinë në drejtim të Adriatikut.

Limaj ka thënë se është përgjegjësi e Qeverisë që të marrë vendime, ndërsa opozita t’i vlerësojë ato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj,…