Limaj: Kosova ka nevojë për një qeverisje stabile me bazë të gjerë
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeveri me bazë të gjerë.
“Unë jam gjithmonë për një qeverisje stabile me bazë të gjerë, sa më të fuqishme duke ditur cilat janë sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi ynë”, ka thënë Limaj për “Radion Evropa e Lirë”.
Ai ka thënë se në situata ku vendi sfidohet dhe ka telashe të natyrave të ndryshme, partitë politike duhet të dalin mbi interesa e tyre të ngushta.
“Forcat politike këtu janë për t’ju shërbyer interesave nacionale, për të krijuar stabilitet dhe qeverisje efektive. Në situata ku vendi sfidohet dhe ka telashe të natyrave të ndryshme, partitë politike duhet të dalin mbi interesa të ngushta të tyre dhe të gjejnë rrugë që në këto sfida të punojnë duke forcuar institucionet, të qeveriset vendi dhe duke çuar mesazhin e gatishmërisë dhe pjekurisë politike për të avancuar edhe me tej konsolidim tonë shtetëror. Kështu që po, një qeverisje me bazë të gjerë është në shërbim të kësaj çka thash”, është shprehur Limaj.