Limaj: Kosova ka nevojë të jemi bashkë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se seanca e Kuvendit për dialogun duhet ta kthej në normalitet institucional çështjen e procesit të dialogut me Serbinë.
Limaj ka thënë se ky proces që 7 vite nga ka kthyer në një garë se kush është më patriot dhe kush jo.
“Le të na shërbej kjo ditë si mesazh se Kosova është e gatshme që të kalojë në një fazë të re të konsolidimit të Kosovës”, është shprehur Limaj.
Limaj ka thënë se është momenti i fundit që të gjithë të marrim përgjegjësi institucionale.
“Sot Kuvendi dhe Kosova ka nevojë që të jemi bashkë dhe ta ndihmojë njeri-tjetrin”, është shprehur Limaj.
Ai ka thënë së Qeveria e Kosovës i ka marrë përsipër obligimet e veta në raport me dialogun, por sipas tij kjo është e pamjaftueshme. Limaj ka thënë se Kuvendi i Kosovës është duke ‘kukatur” që shtatë vite në raport me dialogun.
Limaj ka thënë se si mund të kërkojnë liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Interpol, e në anën tjetër nuk ka unitet të brendshëm.
/Epoka e re/