Limaj: Kosova ka qeveri arrogante dhe opozitë anemike

01 tetor 2021 | 16:44

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar qeverinë dhe opozitën.

Ai ka vlerësuar se Kosova ka një qeveri arrogante dhe një opozitë parlamentare anemike e të përgjumur.

Limaj ka deklaruar se deputetët e opozitës duhet të thërrasin seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohej refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe marrëveshja për targat.

 

Deklarata e plotë e Limajt:

Kosova fatkeqësisht përveç që ka një qeveri arrogante ka edhe një opozitë parlamentare anemike, të përgjumur e në disa raste edhe servile.

Kosovës sot i duhet një opozitë e fuqishme, e cila mbron parime e qëndrime në interes të vendit.

Si ka mundësi që partitë parlamentare opozitare të mos i mbledhin nënshkrimet e deputetëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohej për refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nënshkrimit të marrëveshjes për targat, ku faktikisht përmes asaj marrëveshje qeveria Kurti ka pranuar që në veriun e Kosovës të ushtroj sovranitetin edhe qeveria e Serbisë!

Sot më shumë se kurrë Kosovës i duhet një opozitë parlamentare aktive, e cila përmes mekanizmit të Kuvendit do t’i kërkonte përgjegjësi kësaj Qeverie për dëmet që po ia shkakton vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i viktimave me koronavirus ka shënuar rekord për të…