Limaj: Kosova ka vendosur që zëri i çlirimtarëve të jetë në Kuvend

11 shkurt 2021 | 20:24

Një ditë para përmbylljes së fushatës zgjedhore, Nisma Socialdemokrate ka mbajtur tubim elektoral me degën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Podujevës dhe Obiliqit.

Në kryeqytet, lideri i Nismës, Fatmir Limaj tha se shifrat e fundit tregojnë se Kosova ka vendosur që zëri i çlirimtarëve të jetë në parlament. Ani pse nuk i bëri publike të njëjtat, Limaj tha se kauza me të cilën kanë dalë është mbi të gjithë dhe tregojnë argumentet për liri dhe pavarësi.

Ndërkohë në tubimin e sotëm, Limaj ia kthehu edhe “selamin”, Ramiz Lladrovcit për deklaratat e djeshme, ku tha me ironi, se atij i ka treguar Enver Hoxhaj ku ka qenë në betejën e Llapushnikut.

“Kosova ka vendosur që zëri i çlirimtarëve të jetë në parlament. Shifrat i shihni në mbrëmjen e 14 shkurtit. Ne kemi shifra, shifrat e fundit i kemi të ditës së djeshme, por nuk i bëjmë publike, le të vrapojnë të tjerët t’i bëjnë. Nëse i bëjmë publike bëhen temë, prandaj nuk duhet të humbet tempo dhe angazhimi ynë… Ne kemi dalë me një kauzë që është mbi ne. Jemi munduar të vëmë në vëmendje peshën dhe rëndësinë e asaj që jetojmë, e që janë argumentet tona për liri dhe pavarësi. Ndërsa të tjerët kishin tema periferike për vendin, andaj njerëzit anë e kënd Kosovës u solidarizuan dhe po e ndjenjë vetën brenda këtij projekti”, tha ai.

Pikërisht këto deklarata të Lladrovcit, sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi i cilësoi si shabllon që nuk duhej t’i përdorte për një bashkëluftëtar.

“Ramizi që 20 vjet e ka një tregim që e përsërit për luftëtarin e UÇK-së, qysh është frikësuar dhe është ikë. Nuk e ka një emër, por varësisht qysh i duhet. Pra e ka një shabllon varësisht qysh i duhet. Nuk e kam prit se do të sulmojë një bashkëluftëtar për një mohues të gjenocidit. Nuk e kam prit prej tij kur krah të djathtë kishte një person që ka thënë se nëse fiton UÇK do të kërkojë azil në Beograd. Kjo më ka ardhur keq. Tash mundem me iu thënë që as unë dhe as Ramizi nuk kemi qenë në Kosovë. Nuk ia mohoj kontributin, por ne në atë kohë kemi pas detyra të tjera. Duke dëgjuarRamizin duke treguar historinë e trilluar për Fatmirin, thash a thua me çfarë dylbish e ka pa Fatmirin në Llapushnik… Ramiz nuk të ka hije, besoj si vëllai i Fehmi Lladrovicit të lejohet të përdoret. Ne nuk e kemi betejën me asnjë çlirimtarë, çfarëdo partie qe janë”, tha ai.

Duke ironizuar, Limaj tha se këto deklarata veçse po i ndihmojnë Nismës.

“Enveri i ka kallëzuar Ramizit, se ai ka qenë me mua aty. Zoti e boftë hair, sa të flasim veç janë duke na ndihmuar”, tha ai.

Gjatë këtij tubimi elektoral u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të Nismës nga rajoni i Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florian Marku po përgatitet për duelin e radhës kundër Rylan…