Limaj: Kosova krah SHBA-së në luftën ndaj terrorizmit
11 shtator 2019
| 13:53
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 18 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.
Ai ka deklaruar se qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre.
“18 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA ku humbën jetën një numër i madh i qytetarëve të pafajshëm nga e mbarë bota. Qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre. Kosova është rreshtuar krah SHBA-së dhe botës demokratike në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Limaj.