Limaj: Kosova kurrë nuk mund të mbrohet nga një individ apo parti politike
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në seancën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, ka thënë se Kosova është në krizë qeveritare.
Limaj ka thënë se kriza qeveritare pengon punën e qeverisë. “Me këtë gjendje Kosova është ballafaquar që në një muaj”, ka thënë Limaj, duke thënë se kriza është thelluar edhe më shumë me shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit.
Ai ka theksuar se kriza është thelluar edhe më shumë me përplasjet e fundit në mes të kryeministrit dhe presidentit të Kosovës.
“Kryeministri i Kosovës ka pasur rastin t’i kryejë detyrat e veta dhe mos të bëhet paranojë e institucioneve të tjera”, është shprehur Limaj, duke shtuar se Kurti nuk e ka shfrytëzuar këtë rast.
Limaj ka thënë se qeveria Kurti çdo ditë ka kërkuar që ta rrezojë vetën. Më tutje, Limaj ka thënë se le ta harrojë se dikush mund ta mbrojë i vetëm Kosovës. “Kosovën kurrë nuk mund ta mbrojë një individ dhe një parti politike. Kosovën mund ta mbrojmë të gjithë ne”, ka thënë Limaj.