Limaj: Kosova të demonstrojë pjekuri për të arritur njohje nga Serbia

01 shtator 2020 | 14:08

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nga takimi në Uashington pritet një rikthim i fuqishëm i dialogut, i cili ka për qëllim njohjen përfundimtare reciproke mes dy vendeve.

Limaj, partia e të cilit është pjesë e qeverisë aktuale në Kosovë, ka thënë se ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian do të përshpejtojnë marrëveshjen e shumëpritur.

Kurse, për mospërfshirjen e opozitës në procesin e dialogut ai mendon se “opozita në instancën e fundit kurrë nuk mund të jetë kundër një marrëveshjeje të mirë e cila mbyll çështjet e hapura me Serbinë”.

“Presim atë që ka qenë kërkesë e vazhdueshme tash e tri vjet nga partnerët tanë më të fuqishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Rikthim në dialog, rikthim i fuqishëm në dialog, i cili ka për qëllim njohjen përfundimtare reciproke mes dy vendeve dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila mbyll të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Do të thotë, e presim dialogun për njohje reciproke”, ka thënë Limaj në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.

Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/fatmir-limaj-kosova-serbia-dialogu-uashington/30814730.html.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e…