Limaj: KQZ-ja të mos shpallë rezultate të falsifikuara
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se koalicioni AKR-NISMA-PD ka kohë që e ka kaluar pragun zgjedhor.
Sipas tij problemet me formularë kanë ndikuar që i gjithë procesi zgjedhor të mos vlejë asgjë dhe t’i humbet imazhi i mirë i zgjedhjeve të gjashtë tetorit.
“Deri më 6 tetor gjithçka ishte në rregull”, tha ai.
Tutje Limaj në Pressing shtoi se nëse KQZ shpallë nesër rezultatet, atëherë shpallë rezultate të falsifikuara dhe jo të rregullta në përputhje me Ligjin.
“Për mua s’janë vota ato të Serbisë, pa votat e tyre ne jemi 5.12%, diku rreth 200 vota mbi prag. Po flas rreth, pa thënë saktë numrin.Me vota të rregullta të Kosovës jemi kësisoj. Paketat e Serbisë janë tre mijë e 800 nëse nuk gaboj, e ato nuk janë as vota”, tha ai, transmeton Indeksonline.
Limaj deklaroi poashtu se nëse KQZ nesër vepron kundër ligjit që të llogarisë vota të falsifikuara nga trafikimi zarfeve të Serbisë, atëherë hapet mundësia e organeve që të ankohen.