Limaj, krenar për heqjen e tarifave roming mes Kosovës dhe Shqipërisë
18 qershor 2019
| 14:29
Koordinatori kombëtar i dy qeverive Kosovës dhe Shqipërisë, Fatmir Limaj, është shprehur i lumtur dhe krenar me jetësimin e marrëveshjes për heqjen graduale të tarifave roming në mes të dyja vendeve.
“Si koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovë dhe Shqipërisë, falënderoj të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces që bënë të mundur realizimin e kësaj marrëveshjeje. Qytetarëve të Kosovës u sugjeroj që t’i vizitojnë plazhet dhe rekreacionet që ofron Shqipëria këtë verë, ngase tani gjithçka po bëhet më e lirë dhe më e bukur”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/