Limaj kritikon Kurtin për emërimin e bordeve të përkohshme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për zhvillimet politike pas rënies së qeverisë.
Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se koalicioni LV-LDK është ndërtuar nga presionet e njerëzve që kanë bërë nga “Facebook”-u dhe presioni që ka ardhur nga studiot televizive.
I pari i Nismës ka kritikuar Kurtin për emërimin e bordeve të përkohshme.
Ai këto i ka quajtur vendime arbitrare që nuk kanë pasur mbështetje në ligj.
“Asnjë ligj nuk e njeh nocionin e bordeve të përkohshme. Ligji i vitit 2008 nuk e njeh nocionin e bordeve të përkohshme…Nëse vendimet kanë mbështetje ligjore nuk jam kundër”.
Limaj ka akuzuar Kurtin se për qëllime elektorale ka bërë “deklarata një përdorimesh”.
Kryetari i Nismës thotë se debati në Kosovë është kush do të jetë i pari, Thaçi apo Kurti.
Limaj megjithatë ka akuzuar Kurtin se po terrorizon qytetarët duke përmendur marrëveshje të fshehta.
“Kurti e ka pasur mundësinë të shkojë në SHBA dhe të sheh marrëveshjen e nëse ajo ka qenë e dëmshme ai të jepte dorëheqje në aeroport dhe kjo gjë do të ishte në rregull”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj.