Limaj kritikon Kurtin për veprimet në veri: Flet për luftë e në fund ka sulm terrorist – çfarë sovraniteti

06 dhjetor 2024 | 21:50

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurtit për mungesën e masave të duhura për mbrojtjen e objekteve jetike në veri të Kosovës.

Në Debat Plus, Limaj theksoi se sulmi ndaj kanalit kryesor të Ibër-Lepencit në Zubin Potok është një tregues i qartë i dështimit për të garantuar sovranitetin dhe sigurinë kombëtare.

“Nuk është diçka që nuk e kemi ditë. Këtu vazhdimisht është folur pr luftë. Ju po flisni për luftë, për situatë të rënda dhe në fund të bërë veprim terrorist e agresion në shtet. Dhe ti gjënë e parë që e bën është ruajtjen e objekteve vitale. Kjo po i bien që këta, katër vjet, duke e ditë çka po vjen prej atje s’kanë marrë masa me i ruajt objektet kryesore vital, që varet gjithçka nga to… duhet më u kërku përgjegjësia, nuk shkon kjo punë më thënë Serbia e ka bërë u kry, ata bëjnë agresion. Po çfarë ki marrë masa ti mi ruajt objektet tua. Për çfarë sovraniteti po flet, kam shtri sovranitetin, ku nëpër kafiqat e Mitrovicës a. Më bë patrullime rrugëve a , sovraniteti është këtu, mi ruajt objektet tua vitale”, ka thënë Limaj në Debat Plus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar edhe njëherë…