Limaj kritikon opozitën: Të përgjumur, nuk ballafaqohen me keq-qeverisjen e Albin Kurtit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Liamj ka thënë se nuk e di arsyen pse PDK dhe LDK nuk i janë përgjigjur ftesës për ‘front opozitar’.
Limaj duke folur për koalicionin parazgjedhor ‘AAK-NISMA’, Limaj ka thënë se dëshiron që ky koalicion të zgjerohet sa me shumë edhe me partitë e tjera politike në vend.
“Dëshira ime do të ishte që sa ma e gjërë të ishte ajo tavolinë, në fakt edhe kam punuar për këtë. Qe dy vite e gjysmë kam demonstruar këtë dëshirë publikisht. Mirëpo ka pas skeptik, madje edhe tallje me këtë frontin opozitar për bashkim. Ka pas prej atyre që e kanë luftuar dhe e luftojnë këtë ide sepse nuk dëshirojnë të shohin një opozitë të bashkuar”, ka thënë Limaj.
Ai ka thënë se duhet të ketë një opozitë me të bashkuar në vend, sepse nëse nuk ndodh kjo sipas tij, është rrezik që të mbesim pa opozitë.
“Do të kemi një opozitë periferike, reaguese ashtu siç është sot. Tani kemi një opozitë fragjile, jo aktive, jo dinamike që nuk hap asnjë temë, nuk ballafaqohet me keqqeverisjen në shumë procese që po ndodhin. Me shumë është opozitë vëzhguese dhe presin që të ndodh ndonjë gabim nga kryeministri, e tani thonë na vjen radha neve. Kështu nuk bëhet opozitarizmi”, ka thënë Limaj në Politiko.