Limaj: Kryerësit e krimeve në Kosovë duhet të marrin dënimin e merituar
25 mars 2019
| 13:11
Sot bëhen 20 vjet nga masakra e 25 marsit të vitit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc të Rahovecit.
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj në këtë përvjetor ka kujtuar civilët e pafajshëm të moshave e gjinive të ndryshme, të vrarë nga forcat ushtarake e policore serbe.
“20 vjet pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Ne si Qeveri, por edhe si Delegacion Shtetëror, nuk do të heqim asnjëherë dorë së kërkuari drejtësi për sa kohë që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk e marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/