Limaj kujton bashkëluftëtarin e tij në 20-vjetorin e rënies
12 prill 2019
| 20:25
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Ramiz Shala në 20-vjetorin e rënies.
Limaj ka thënë se Ramiz Shala ra heroikisht në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë në mbrojtje të atdheut.
Ai ka thënë se rënia heroike e Ramizit ishte humbje e madhe për Brigadën 121, por edhe për UÇK-në.
Postimi i plotë i Limajt në llogarinë e vet në “Facebook”:
Në 20-vjetorin e rënies heroike kujtojmë me krenari heroin e kombit dhe bashkëluftëtarin tim, Ramiz Shalën. Ai ra heroikisht në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë në mbrojtje të atdheut. Rënia heroike e Ramizit ishte humbje e madhe për Brigadën 121, por edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Ramizin.