Limaj kujton Srebrenicën: Është detyra jonë njerëzore për të kujtuar këtë ngjarje të dhimbshme

11 korrik 2021 | 13:14

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është detyra jonë njerëzore për të kujtuar këtë ngjarje të dhimbshme, e të ngjashme asnjëherë të mos përjetoj historia e njerëzimit.

Postimi i plotë i Limajt në përkujtim të Srebrenicës:

“26 vjet më parë #Srebrenica përjetoi masakrën më të madhe të pas Luftës së Dytë Botërore, të urdhëruar nga regjimi kriminal i Millosheviqit, ku rreth 8 mijë njerëz të pafajshëm, burra e gra, pleq dhe të rinj përjetuan një gjenocid të paparë.

Si çdo vit tjetër, edhe sot, ne ndajmë dhimbjen e madhe me familjarët e viktimave të Srebrenicës duke qenë edhe vetë viktima të atij regjimi.

Është detyra jonë njerëzore për të kujtuar këtë ngjarje të dhimbshme, e të ngjashme asnjëherë të mos përjetoj historia e njerëzimit.”

Fatmir LIMAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Giorgio Chiellini e pranon se ai mendonte se Roberto Mançini…